Europa League

Trajneri serb: “Më kënaqi rezultati dhe mikëpritja, në Beograd do të kemi tifozët”

Ndryshe nga pala shqiptare, që më shumë se i gëzohej barazimit dhe pikës së dytë në këtë fazë grupesh, shprehu keqardhje për fitoren e munguar, trajneri serb i skuadrës së Partizan Beograd, Miroslav Dukic nuk e fshehu aspak entuziazmin e tij për barazimin e arritur në “Elbasan Arena” ndaj skuadrës së Skënderbeut. Por rezultati nuk ishte gjithçka që kishte kënaqur teknikun serb në këtë eksperiencë të tij në Shqipëri.

Jemi shumë të kënaqur me rezultatin. Më vjen keq që nuk mundëm të shënonim, spese krijuam shumë raste. Nuk pati asnjë problem. Në fushë ishte një ndeshje shumë e fortë dhe kam përshtypjet më të mira. Jemi të kënaqur dhe duam që të njëjtën mikëpritje të shprehim edhe ne në Beograd. Duam të jemi po kaq mikëpritës, por me rezultat tjetër. Personalisht besoj se do të kemi një ndihmë të madhe nga tifozët tanë në Beograd. Të shohim më pas se çfarë do të ndodhë në fushën e lojës. Grupi është përgjithësisht shumë i barabartë. Ndeshjet në vijim do të vendosin se kush kalon në fazën tjetër”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Partizan Beograd, Miroslav Dukic, në përfundim të takimit ndaj Skënderbeut, i përfunduar në barazim 0-0.

Më shumë nga Europa League