NBA

Trajneri Steve Kerr thyen rekordin e Phil Jackson, më i shpejti që arrin kuotën e 250 fitoreve

Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe basketbollistët e Golden State Warriors kanë ndihmuar trajnerin e tyre Steve Kerr për të vendosur një të tillë të ri. Falë fitores 122-105 që Warriors arritën ndaj San Antonios, Kerr bëhet trajneri më i shpejtë në historinë e NBA-së që arrin kuotën e 250 fitoreve, në 302 ndeshje si trajner. Ai përmirësoi rekordin që mbahej nga një legjendë e trajnimit në NBA si Phil Jackson .

Ky rekord është meritë e skuadrës, pasi janë ata që më kanë dhënë mundësinë të vendos këtë rezultat fantastik”, tha Steve Kerr, që u ul në stolin e këtij ekipi në sezonin 2014-2015, ndërkohë që më parë pat realizuar vetëm 51 vitore. Më pas, në dy sezonet që e pasuan, ai arriti fillimisht 67 fitore në sezonin e rregullt dhe në sezonin 2016-2017 vendosi rekordin e 73 fitoreve. Ndërsa sezonin e fundit arriti sërish 67 fitore, ndërsa këtë sezon ka regjistruar deri më tani 43 fitore.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga NBA