Connect with us

Formula 1

“Më trajtuan si qen, meritoja më shumë respekt”

Bernie Ecclestone, ish-pronari i Formula 1, ka folur sot për mediat një javë para fillimit të Botërorit, më 26 mars, në Australi. “Nuk mund të bëj më asgjë për këtë sport. Pronarët e rinj të Formula 1 u kanë thënë punonjësve që nuk duhet të më flasin më me gojë. Po më trajtojnë shumë keq”, ka thënë Bernie Ecclestone, njeriu që për gati 30 vjet drejtoi dhe menaxhoi sportin më të bukur të garave të automobilizimit në botë. Deklaratë e fortë kjo e Ecclestone, 85 vjeç, duke thumbuar pronarët e rinj. “Ata duan që të fshihet nga mendja e njerëzve epoka ime, duke zhdukur gjithçka që unë kam ndërtuar”, tha më tej ish-pronari i Formula 1.

Bernie Ecclestone, ish-pronari i Formula 1

Gjithnjë më thonë se kam bërë një punë të mirë, duke më përshëndetur dhe mendojnë se kështu do të më bëjne qejfin. Por shtojnë gjithashtu se do të shohin përpara. Ndoshta kanë të drejtë, por nuk mund të zhbëjnë atë që është ndërtuar deri më tani. Nuk më besdis fakti që më lënë mënjanë, pasi kur dikush blen një makinë të re e bën këtë gjë për ta pilotuar atë. Ajo që më ka zhgënjyer më shumë është fakti se nuk e mbajtën fjalën për të qenë në krah të tyre edhe 3 vjet, siç më kishin propozuar. Megjithatë, unë shoh përpara”, u shpreh berni Ecclestone, ish-pronari i Formula 1 që ia shiti kuotat e tij pronarëve të “Liberty Media”.

Më shumë nga Formula 1