Futboll

Tramezzani: “Inter është superior ndaj Milan, Icardi deçiziv në derbi”

Ish-zëvendëstrajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, tashmë në cilësinë e kreut të pankinës së Luganos, Paolo Tramezzani, i intervistuar nga “TMW Radio”, foli në lidhje me atë që ai parashikon të ndodhë në derbin e të shtunës mes Inter dhe Milan: “Pres shumë pak ndryshime taktike. Montella do të luajë me të përhershmin 4-3-3, duke tentuar të shkëmbejë sulmuesit e jashtëm. Nga ana tjetër Interi nuk ka gjetur ende një modul préciz loje. Pioli bën shumë ndryshime dhe kjo mund të ketë konseguenca, si pozitive ashtu edhe negative. Konkretisht, Gagliardini është padyshim mesfushori më i mirë i Inter në këtë moment. Me atë në fushë, bashkë me Kondogbia dhe Banega, ose Joao Mario, zikaltrit mund ta pësojnë disi në pjesën e sulmeve të largëta të kundërshtarit”

Kush do të jetë deçiziv në derbi? Kjo ishte përgjigja e Tramezzani: “Mendoj Icardi, është fundamental në zhvillimin e lojës zikaltër. Është rritur shumë taktikisht gjatë viteve të fundit, luan më shumë për shokët, edhe pse mbase konkretizon më rrallë. Për momentin, Icardi është më i rëndësishëm për Inter se sa është Bacca për Milan. Surpriza e derbit mund të jetë Eder, i aktivizuar si sulmues anësor, pra në rolin e tij. Kush ka më shumë kualitet? Milan ka bërë diçka më shumë nga sa pritej në fillim të sezonit, ndërsa Inter në nivel individual është superior.

Më shumë nga Futboll