Connect with us

Futboll

“Transfer request”, shpresa e fundit që Coutinho të largohet nga Liverpool

“Transfer request”, shpresa e fundit që Coutinho të largohet nga Liverpool

Durimi e ka një fund.

Philippe Coutinho ka “shpërthyer” pas reagimit të sotëm zyrtar të Liverpool-it, me anë të të cilit klubi theksoi se mesfushori brazilian këtë verë nuk do të lejohet për t’u larguar. Siç zbulon “Sky Sports”, 25-vjeçari ka kërkuar me ngulm për t’u transferuar te Barcelona, atje ku pritet të bëhet zëvendësuesi i Neymar-it.

@nandamelofotografia 👌🏽

A post shared by Philippe Coutinho (@phil.coutinho) on

Coutinho ka vendosur të vërë në zbatim një mekanizëm të njohur në Premier League, i cili quhet “transfer request” (kërkesë për transferim). Kjo është një mënyrë me të cilën lojtari i tregon klubit publikisht dëshirën për largim. Ish-talenti i Interit, meqë nuk ka klauzolë largimi, ka menduar të shfrytëzojë alternativën e fundit, para se të dorëzohet.

Liverpool nuk është fare i detyruar për t’i plotësuar dëshirën Coutinho-s dhe as për të dëgjuar ofertën më të fundit të Barcelonës. “Transfer request” më tepër shërben si një thirrje e fundit e lojtarit për “shpëtim”, ndoshta edhe duke sinjalizuar se sezonin e ardhshëm, nëse mbahet “i burgosur”, ai nuk do të jetë më i njëjti.

Si do të përgjigjen “Të kuqtë”?

 

Më shumë nga Futboll