Futboll

Transferim rekord për Barça dhe Liverpool, ja sa fitoi Inter nga shitja e Coutinho

Transferimi aq shumë i përfolur i Philippe Coutinho nga Liverpool te Barcelna, tashmë ka edhe një tjetër të interesuar direkt. Është pikërisht klubi zikaltër, Inter, ai që do të përfitonte direkt nga realizimi i transferimit rekord mes “Të kuqve” dhe katalanasve. Është pikëirsht gazetari i specializuar në lëvizjet e merkatos, që në të kaluarën ka vizituar edhe Shqipërinë, Gianluca Di Marzio, ai i cili përmes portalit të tij ka përditësuar në lidhje me këtë transaksion.

“Coutinho-Barça: e kryer. Transferimi më i përfolur në këtë merkato janari është gati të finalizohet, me Liverpool gati të shesë braziljanin Philippe Coutinho te Barcellona. Klubi blaugrana do të shpenzojë plot 160 milionë euro për të siguruar blerjen e yllin brazilian. Një transaksion nga i cili edhe Inter pret të përfitojë 2.4 milionë euro, sipas klauzolës së vendosur në kohën kur e shitën ish-lojtarin zikaltër te Liverpool, ku parashikohej fitimi i 1.5% nga rishitja e Coutinhos. Inter e shiti Coutinhon te Liverpool në vitin 2013, në një transaksion, që nuk i tejkalon 15 milionë euro, duke përfshirë këtu edhe përqindjen që do të sigurojë nga transferimi i braziljanit te Barcelona.

Më shumë nga Futboll