Merkato

Transferimi i Mbappe te Real Madrid dështoi, por menaxheri i yjeve u shpërblye €9mln

Monaco shfrytëzoi dhe përdori menaxherin Jorge Mendes në vitin 2017 për të arritur marrëveshjen me Real Madrid, për transferimin e yllit francez Kylian Mbappe, në shumën rekord prej 180 milion euro, teksa kërkuan të njëjtën shumë më pas edhe nga Paris Saint-Germain (PSG), me të cilin u finalizua transaksioni, sipas zgjedhjes së bërë nga vetë futbollisti. Gjithçka është konfirmuar nga lajmet e bëra publike përmes “Football Leaks”.  Por, në rast se Mbappe do të ishte transferuar te Real Madrid, atëherë transaksioni do të kishte arritur vlerën e 214 milionë euro, pas shumës prej 34 milionë euro që do të duhej të paguheshin nga madrilenët në taksa.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Pikërisht, për ndërhyrjen dhe ndikimin e tij në bisedimet dhe tratativat me Real Madrid, menaxheri i famshëm i futbollistëve, portugezi Jorge Mendes u shpërblye më pas nga drejtuesit e Monaco me shumën stratosferike, prej 9 milionë euro në komisione, edhe pse ai nuk kishte gisht në transaksionin e realizuar te PSG. Pavarësisht marrëveshjes mes klubeve, Mbappe në përfundim zgjodhi të nënshkruajë për PSG. Gjithsesi drejtuesit e Monaco kërkuan prej pornarëve të PSG nga Katari të njëjtën shumë, për të cilën kishin dakordësuar me Real Madrid.

Më shumë nga Merkato