Kampionati Shqiptar

Transferta kurbinase / Partizani, njoftim me rëndësi për tifozët…

Partizani do ta luajë ndeshjen e parë të fazës së dytë, ose e thënë ndryshe të javës së 10-të të kampionatit, në fushën e kurbinasve. Aty do ta bëjë rikthimin në “timonin e kuq” trajneri Sulejman Starova, duke shpresuar te kthesa, për të cilën po “nusëron” sërish në krye të 15 herë kampionëve të vendit. Në këtë transfertë delikate kërkohet edhe ndihma e tifozëve, ndaj klubi ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të ashtuquajturin “lojtari i 12-të”:

“Njoftojmë se për sfidën Laçi-Partizani, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore, tifozëria e kuqe mund t’i sigurojë biletat në Tiranë. Falë bashkëpunimit me kompaninë që menaxhon biletat, tifozët, të cilët dëshirojnë të jenë prezent në stadiumin e Laçit, do të mund t’i sigurojnë biletat (me vlerë 200 lekë) paraditen e së enjtes, duke filluar nga ora 11:00, pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Takimi Laçi-Partizani do të luhet të enjten, më 16 nëntor, ora 14:00”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar