Showbiz

Transformimi i “Batman-it” për rolin e ri është i frikshëm

Pesha e Christian Bale është luhatur në mënyrë drastike për role të ndryshme filmash, aktori ka humbur 30 kg për rolin e The Mechanist, dhe ka shtuar shumë kg për një tjetër film me titullin American Hustle.

Për rolin e ardhshëm, që do të portretizojë ish-zv. Presidentin e Amerikës Dick Cheney në biografinë e re Backseat, aktori i Batman edhe njëherë ka shtuar kilet.

christian-bale-2.jpg

Duke folir në një konferencë për shtyp në Beverly Hills, Bale është fotografuar me një kokë të qethur dhe me një trup të fryrë.

I pyetur për peshën e shtuar në Festivalin e Filmit në Toronto, Bale qeshi dhe tha: “Thjesht kam ngrënë shumë torta.”

christian-bale.jpg

Në filmin Backseat, Bale do të rikthehet të punojë me regjisorin Adam McKay, me të cilin xhiroi filmin The Big Short, dhe aktorin Steve Carell, i cili luan Sekretarin e Mbrojtjes Donald Rumsfeld.

Cheney ka qenë në qeverinë e Bush nga viti 2001 deri 2009 dhe ishte një lojtar kyç i politikën e jashtme amerikane, sidomos për sa i përket luftërave në Afganistan dhe Irak.

 

Më shumë nga Showbiz