Champions League

Transformimi i Emery në 4,398 ditë

Më 27 gusht të 2005-ës Unai Emery debutoi si trajner profesionist në drejtim të Lorca-Racing de Ferrol në javën e parë të kategorisë së dytë të futbollit spanjoll. Pak muaj më parë ai i kishte dhënë fund karrierës së tij si futbollit me Lorca-n për të ndërmarrë atë të trajnerit. Atë ditë, 5.500 tifozë kanë ndjekur një ndeshje që është mbyllur në barazim 1-1, por 12 vite më vonë gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm për Emery, teksa ai është në drejtim te Paris Saint-Germain i yjeve, që të martën në mbrëmje fitoi 5-0 në Champions League kundër Celtic.

Lojtarët e hedhur në fushën e lojës nga ai kanë qenë shumë të ndryshëm nga ata që ish-trajneri i Spartak ka pasur në ndeshjen e tij të parë si trajner profesionist: Ramos, Jauregi, Berruet, Xavi Moro, Huegun, Robles, Fernando Vega, Alexandre, Perona, Aguilar and Jorge Sanchez.

Nga ata 11 lojtarë, vetëm katër nuk do të luanin kurrë në kategorinë kryesore, teksa Berruet (81 ndeshje) dhe Vega (79) kanë qenë më të suksesshmit në La Liga. Gjithsesi, të martën në mbrëmje ai është përballur në “Celtic Park” me kampionët e Skocisë para 60.000 spektatorëve, duke udhëhequr njëmbëdhjetëshin më të shtrenjtë të historisë së futbollit. Atë natë skuadra e tij përbëhej nga Areola, Dani Alves, Marquinhos, Thiago Silva, Kurzaëa, Rabiot, Motta, Verratti, Mbappe, Cavani dhe Neymar.

Më shumë nga Champions League