Seria A

Transformimi i Perisic-Icardi, dyshja e ëndrrave të Inter kushton 160 mln euro

Të dy bashkë kanë realizuar 23 gola dhe 7 asiste, rreth 2/3 e golave dhe asisteve të Inter-it. Skuadra e Luciano Spalletti-t është gjithnjë dhe më e bashkuar dhe ata që përfitojnë më shumë nga kjo janë lojtarë, si Perisic dhe Icardi, kurrë kaq të frymëzuar si në këto 15 javë të para të kampionatit. Paraqitje që bëjnë të lumtur trajnerin toskan, i cili ka këmbëngulur duke i shpjeguar atyre se lëvizjet në favor të ekipit nuk janë një kohë e humbur: “Shokët e ekipit do t’ju kthejnë mbrapsht çdo centimetër”, i ka thënë trajneri toskan argjentinasit dhe kroatit dhe argjentinasit, të cilët ishin kursyer shpesh në të kaluarën.

Perisic dhe Icardi janë dy lojtarë të ndryshëm, të rritur si në aspektin individual, ashtu edhe në lidhje me skuadrën. Në krahasim me disa muaj më parë, argjentinasi mbulon një zonë më të madhe të fushës, luan në mbështetje të skuadrës, por duke qenë i pranishëm në zonën e rreptësisë. Kroati, nga ana tjetër, bën rikuperime prej gjashtëdhjetë metrash, nga njëra anë e fushës tek tjetra, shpesh edhe në zona që nuk duhet t’i mbulojë ai.

Icardi dhe Perisic janë investime që bëjnë të lumtur tifozët dhe drejtuesit. Ish-lojtarët e Wolfsburg dhe Sampdoria i kanë kushtuar Inter-it 33 milionë euro (18 kroati dhe 15 argjentinasi), por sot vlejnë 160 milionë euro, por çmimi i tyre do të rritet, duke parë se në kontratën e Icardi-t do të përfshihet një klauzolë prej 110 milionë eurosh. Me pak fjalë, Maurito dhe Ivan janë ari i Inter-it, askush nuk ka bërë më mirë se ata në Itali, ndërsa në Europë, vetëm Neymar dhe Cavani kanë ditur të bëjnë më mirë. Po, por me çfarë kostoje…

Më shumë nga Seria A