Gaming

Transmeton ilegalisht UFC 218, por mund sistemin duke pretenduar se po luante

Një djalë me emrin e internetit Lester_Gaming menaxhoi të mposhtte sistemin këtë fundjavë duke pretenduar se po luante lojën e UFC ndërkohë që po shfaqte në mënyrë pirate ndeshjet e së dielës në mëngjes.

Duke mbajtur në veshë një palë kufje ai dukej se po luante, AJ Lester arriti të shfaqte ndeshjen e fundit të UFC 218 midis Max Holloway dhe Jose Aldo në Twitch teksa shtypte disa butona për ta bërë të duket sikur po kontrollonte dy luftëtarët.

Në fakt, Lester raportohet të ketë shfaqur në mënyrë pirate të gjithë eventin megjithëse ne kemi vetëm një pjesë të eventit kryesor, një video që është kthyer në një ‘hit’ në rrjetet sociale.

Lester, i cili ka mbi 8,000 ndjekës në Youtube, dëgjohet duke bërtitur ‘jepi, bllokoje goditjen’ teksa ndeshja po luhej. Diçka fantastike për t’u parë.

Më poshtë keni edhe reagimin e Lester pas nokautit të frikshëm të Francis “The Predator” Ngannou ndaj Alistair Overeem.

Më shumë nga Gaming