Futboll

Tre ditë pushim për Skënderbeun, përgatitjet rinisin të mërkurë

Tre ditë pushim për Skënderbeun, përgatitjet rinisin të mërkurë

Ekipi pas fitores me Vllazninë ka marrë 3 ditë pushim nga klubi duke shfrytëzuar dhe pushimin ndërkombëtar si pasojë e grumbullimit të kombëtares.

Ujqërit do i rikthehen përgatitjeve ditën e mërkurë në ‘Tropikal Resort’ nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja i cili ka programuar një seancë stërvitore në orën 15:15 në Durrës.

MUNGESAT – Stafi teknik nuk do të ketë në dispozicion 4 lojtarë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e javës së 10-të ndaj Flamurtarit në transfertë. Sabien Lilaj, Bajram Jashanica, Fidan Aliti dhd Ali Sowe janë grumbulluar nga kombëtaret respektive.

NDESHJA E RADHËS – Ekipi do të zhvillojë përgatitjet në ‘Tropikal Resort’ për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Flamurtarit. Ndeshje e cila do të zhvillohet në datën 15 ose 16 nëntor në stadiumin ‘Flamurtari’ të Vlorës.

FAZA E PARË – Ekipi ka mbyllur me sukses fazën e parë të kampionatit pavarësisht intesitetit të ndeshjeve dhe lodhjes. 8 fitore, 1 barazim dhe asnje humbje në 9 ndeshjet e para. Kemi sulmin me produktiv me 21 gola të shënuar ndërsa mbrojtja ka pranuar vetëm 5 gola po kaq sa ka pësuar edhe skuadra e Kamzës.

Më shumë nga Futboll