Merkato

Tre skuadra të Premier League në luftë për Nagatomo-n

Burnley, Newcastle dhe West Brom janë duke ndjekur mbrojtësin e Inter Yuto Nagatomo.

Lojtari i përfaqësueses japoneze ka qenë në San Siro që prej vitit 2011 dhe ka impresionuar gjatë kohës së tij në Itali.

Image result for yuto nagatomo

Së fundmi Inter i ka ofruar një kontratë të re 31-vjeçarit, me aktualen që skadon në qershor të 2019.

Nagatomo nuk ka vendosur ende nëse do të rinovojë pasi po konsideron një aventurë të re.

Dhe nëse mbrojtësi anësor vendos të largohet nga Inter, sipas tuttomercato, Burnley, Newcastle dhe West Brom janë gati të përfitojnë.

 

Më shumë nga Merkato