TECH

Trefish “uou”! Apple prezanton iPhone 8, 8 Plus dhe iPhone X

Trefish “uou”! Apple prezanton iPhone 8, 8 Plus dhe iPhone X

Të gjithë e prisnin me padurim 12 shtatorin, praktikisht e pagëzuar në dita “Apple”, dhe erdhi! Sot, kompania me famë botërore zbuloi tre celularët e saj më të rinj në një event të veçantë në teatrin “Steve Jobs” në Kaliforni. Ata janë iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X. Ky i fundit është një model i dedikuar 10-vjetorit të kompanisë.

Shefi ekzekutiv Tim Cook u paraqit në skenë për të prezantuar “krijesat” e reja, ashtu si edhe një orë dhe një televizor krejtësisht të veçantë, për të cilët do t’ju flasim në ditët në vijim.

iPhone 8 ka shumë risi, duke nisur me procesorin Apple A11 Bionic. Ai ka 6 bërthama, dizajn 64 Bit dhe 4.3 miliard tranzistorë. Ky celular është në ngjyrë të argjendtë, gri dhe të artë. Ka ekran 4.7 inç, ndërsa iPhone 8 Plus 5.5 inç.

Siç ishte paralajmëruar prej disa muajsh, iPhone 8 fillon me një model 64 GB deri në 256 GB, ka LTE Advanced dhe Bluetooth 5.0. Ky celular del në shitje më 15 shtator dhe kushton 699 dollarë. iPhone 8 Plus gjithashtu vjen në dy versione, 64 GB dhe 256 GB. Kostoja e tij është 100 dollarë më shumë.

Kalojmë te krenaria më e fundit e “Apple”, iPhone X. Ai ka ekran 5.8 inç me rezolucion 2436×1125 dhe 458ppi. Për ta shkyçur, mjafton të shohësh mbi të dhe të tërheqësh me gisht për të hyrë në menu. Teknologjia e njohjes së fytyrës mundësohet falë një kamere infra red, kamerës frontale, mikrofonit, boksit, sensorit të dritës, ndriçimit të ekranit etj.

iPhone X ka dy orë më shumë jetëgjatësi baterie sesa iPhone 7. Bazohet mbi standardin Qi Wireless duke funksionuar me pajisjet e palëve të treta Apple X.  Kur mund ta blini? Më 27 tetor, edhe pse në këtë rast nuk është data zyrtare. Ai është i disponueshëm në 64 GB dhe 256 GB dhe mendohet se do të shitet për rreth 1 mijë dollarë.

 

 

 

Më shumë nga TECH