Connect with us

Futboll

I tregoi gishtin e mesit tifozëve të Kilit, Suarez rrezikon pezullimin

Luis Suarez nuk arrin dot të qëndrojë larg faqeve të para të gazetave. Karriera e ish-sulmuesit të Liverpool është e mbushur me shkelje disiplinore, duke përfshirë tre pezullime për shkak të kafshimeve të famshme dhe një skandal racist.

Luis Suarez nuk arrin dot të qëndrojë larg faqeve të para të gazetave. Karriera e ish-sulmuesit të Liverpool është e mbushur me shkelje disiplinore, duke përfshirë tre pezullime për shkak të kafshimeve të famshme dhe një skandal racist. Që kur u transferua te Barcelona në 2014 – në shtëpinë e gruas Sofia – ai duket se është zbutur pasi kafshoi Giorgio Chiellinin në Kupën e Botës 2014.

suarez3

Por në ndeshjen e fundit kundër Kilit ai i është rikthyer bëmave të vjetra dhe mund të dënohet sërish. Suarez është fotografuar duke treguar gishtin e mesit drejt tifozëve të Kilit pasi ekipi i tij humbi me rezultatin 3:1 në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Edison Cavani ishte ai që shënoi i pari por një dopietë e Alexis Sanchez dhe një tjetër gol i Vargas i dhanë fitoren kilianëve.

 

Më shumë nga Futboll