Champions League

Trepça’89 debuton me humbjen në Champions League

Trepça’89 e ka nisur me humbje aventurën në kompeticionet europiane. Kosovarët janë mposhtur me rezultatin 2-1 nga Víkingur në ndeshjen e vlefshme për turin e parë paraeliminator të Champions League. Të besuarit e Zekirija Ramadanit e panë veten në disavantazh pas 17’ minutash pas golit të shënuar nga Vatnhamar, i cili e shfrytëzoi në maksimum asistin e Djordjevic. Në minutat në vijim loja është e balancuar me sulmet nga të dyja skuadrat dhe në një nga aksionet e rrezikshme Trepça’89 shënon golin e parë në këtë takim dhe të parin në histori në kompeticionet europiane.

kf-trepca89-xi-pose-bef-match-28-may-2017

Në minutën e 39’ Hajdari realizoi golin e barazimit duke i dërguar të tijët në dhomat e zhveshjes në barazim. Në të dytën vendasit luajnë më mirë dhe e shënojnë golin e fitores në minutën e 73’ me Lawal. Edhe pse në disavantazh Trepça’89 nuk dorëzohet dhe është shumë afër golit të barazimit me Lushtakun, por ish-sulmuesin e Kukësit e ndal vetëm shtylla. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Kosovë dhe të besuarit e Ramadnit kanë shanse të mira për të kaluar në turin tjetër të Champions League.

Më shumë nga Champions League