La Liga

Trezeguet viziton Zidane: Real Madrid ekipi për t’u mundur

Real Madrid kishte një mysafir të veçantë në qendrën stërvitore Valdebebas të enjten paradite, dhe ai ishte David Trezeguet.

Fituesi i Kupës së Botës 1998 ka vizituar trajnerin Zinedine Zidane, ish-shokun e ekipit te Les Blues dhe Juventus.

Pas seancës stërvitore dhe një bisede me Zidane, Trezeguet foli për kanalet mediatike të Real Madrid.

40-vjeçari, i cili ka lindur në Francë por është rritur në Argjentinë, ka përgëzuar Real Madrid si një nga klubet më të forta të viteve të fundit.

“Zidane i ka treguar gjithkujt kualitetet që ka si trajner, ai ka arritur të transmetojë entuziazëm në këtë grup lojtarësh. Për momentin, Real Madrid është ekipi për t’u mundur,” është shprehur Trezeguet.

Image result for Trezeguet  Zidane

Më shumë nga La Liga