Connect with us

Bundesliga

Tri polet e Bundesligës, realitet apo ëndërr?

Faza e parë e sezonit aktual të Bundesligës solli shpresë për tifozët e futbollit gjerman. Bayern München vijon të jetë kryesues në tabelën e klasifikimit, por jo pa probleme. Sivjet RB Leipzig është ndjekësi më i afërt dhe Borussia Dortmund premton që mund të rikthehet në vendet e para. Ekzistenca e një skuadre si ajo e mbështetur nga “Red Bull” është një lajm i mirë për ata të cilët duan që Bundesliga të ketë konkurrencë. Në vitin 2017 mbase mund të shohim një kampionat gjerman me tri pole, Mynih-Leipzig-Dortmund.

Duke marrë parasysh kronologjinë e sukseseve të RB Leipzig-ut në vitet e fundit, lehtësisht krijohet përshtypja që çdo sezon ky ekip do të jetë konkurrues. Ashtu si Manchester City dhe PSG-ja po frikësojnë klubet tradicionale në Angli dhe Francë, edhe Bayern München tashmë ka një arsye për t’u menduar mirë para se të bëjë rotacion në kampionat, sa herë ka përballje të forta në Champions League. Me këto kushte, bavarezët vështirë se do të shkëputen më me 25 pikë diferencë.

 

[interaction id=”586690904f601b0929223ba0″]

Më shumë nga Bundesliga