RUSI 2018

Triumfi i Francës i kushton miliona sponsorit të ekipit

Triumfi i Francës në Kupën e Botës i ka kushtuar shumë një sponsori kinez.

Vatti, prodhuesi i mjeteve të kuzhinës, duhet të t’u jepte klientëve për shkak të suksesit rreth 7.7 milionë euro, dhe nuk mbaron me kaq.

Firma i kishte premtuar të gjithë klientëve një “paketë kampionësh”, dhe ata përfitonin ulje të çmendura çmimesh në rast të fitores së Francës.

Nëse të gjithë klientët do ta shfrytëzojnë paketën, atëherë kompania mund të humbasë 10 milionë euro.

“Shuma që do t’u japim klientëve është shumë  e madhe, por ajo është llogaritur në buxhetin vjetor,” shprehet zëdhënësi i Vatti-t, Wang Zhaozhao. Për China Securities Journal.

Firma është sponsori i Federatës Franceze të Futbollit.

Më shumë nga RUSI 2018