Futboll

Trondit Flamurtarin, Sukaj udhëheq Vllazninë drejt shpëtimit

Është mbyllur mbrëmjen e të hënës java e 23-të e Kampionatit Shqiptar për Kategorinë Superiore, me ndeshjen Vllaznia-Flamurtari. Një ndeshje që ka servirur një rezultat surprizë, me shkodranët që kanë mundur bindshëm vlonjatët me rezultatin e thellë 3-0. Një gol i Vucajt që në fillim të takimit dhe më pas dygolëshi i Sukajt kanë bërë që kuqeblutë të regjistrojnë një fitore të çmuar në shtëpi, duke hedhur një hap drejt shpëtimit, por njëherësh duke i dhënë një goditje të rëndë kuqezinjve. Këta të fundit, pas kësaj humbje, e dyta rradhazi, pasi kanë dorëzuar vendin e dytë të klasifikimit, tashmë rrezikojnë seriozisht edhe një vend në Kupat e Europës. Në kuotën e 36 pikëve, pas 23 javësh, shkodranët kanë vetëm 2 pikë epërsi ndaj Luftëtarit të vendit të katërt, e vetëm 4 pikë më shumë nga Kamza e vendit të 7-të.

 

Skuadra e Vllaznisë ka kaluar në avantazh që në fillim të takimit me Vucajn që i ka dhënë epërsinë shkodranëve në minutën e 13’, pasi ka ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga një distancë rreth 30 metra, i ndihmuar edhe nga shtylla. Epërsi kjo e kuqebluve që është dyfishuar në minutën e 37’, kësaj here me bomberin shkodran, Sukaj. Ky i fundit ka dërguar topin në rrjetë pas topit të shërbyer nga Krymi, me një gjuajtje fantastike në djagonale.

Është i njëjti protagonist, Sukaj, ai që vetëm 3’ minuta nga fillimi i pjesës së dytë ka thelluar fitoren e Vllaznisë, duke regjistruar edhe dygolëshin e tij personal. Kësaj here sulmuesi shkodran ka shënuar falë një goditj të topit me kokë, pas shërbimit të Likës. Në të 74’ është edhe vetë kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika ai që ka shanset të vendosë firmën e tij në këtë fitore të rëndësishme të kuqebluve, kur ka ekzekutuar një 11-metërsh të fituar nga Kalaja, por topi ka goditur traversën. Gati inekzistent ka qenë Flamurtari në këtë përballje, duke mos arritur të kërcënojë thuajse asnjëherë portën e Vllaznisë.

Rezultate imazhesh për Sukaj vllaznia

Vllaznia-Flamurtari 3-0

Shënues: Vucaj 13’, Sukaj 37’, 48’

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Orelesi, Berisha, Mersini, Krymi, Tafili, Lika, Vucaj, Çinari, Sukaj.
Trajner: Ernest Gjoka

Flamurtari: Qirko, Musta, Veliu, Polozhani, Siljanovski, Deliaj, Zuka, Hyseni, Alves, Camara, Busic.
Trajner: Shpëtim Duro

Standings provided by Sofascore LiveScore


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll