Gossip

“Bomba” nga Portugalia: Ajo po e shkatërron Ronaldon

Cristiano Ronaldo u transferua në Itali, por, deri më tani, nuk ka shënuar ende asnjë gol. Ai i kërkoi trajnerit të kombëtares, Santos, të mos e thirrë për ndeshjet e radhës të Portugalisë. Fernando Nogueira, i njohur si magjistari Fafe, gjurmon një “skenar të zi” për pesë herë fituesin e “Topit të Artë” dhe paralajmëron se Dolores Aveiro, nëna e ish-sulmuesit të Real Madridit, po ia bën pa dashje të vështirë jetën të birit në nivelin shpirtëror:

“Ronaldo po kalon një periudhë shkurajimi të madh dhe udhëzimet e tij natyrore e tregojnë këtë. Në të njëjtën kohë, nëna e tij, që e mbron aq shumë, përfundon duke e dëmtuar pa dashje”, – shpjegon Fernando Nogueira në deklaratën e dhënë për revistën “TV Guia”.

Magjistari Fafe parashikon në këtë skenar se gjërat ende mund të përkeqësohen: “Ronaldo ka një të keqe të madhe të zilisë dhe syrit të keq ndaj tij. Dhe kjo është shumë e natyrshme. Ashtu siç ndodhi me të te Real Madridi, gjërat do të përkeqësohen”.

Duke pasur parasysh këtë, Fernando Nogueira bën një apel për Dolores Aveiro: “Nëna nuk mund të përfshihet gjithmonë në lumturinë dhe në zgjedhjet e fëmijës. Shpirtërisht, ajo e dobëson atë. E keqja më e keqe vjen nga nëna e tij, e cila do ta rrëzojë atë dhe do ta bëjë të bjerë”.

Kush është magjistari Fernando Nogueira
I njohur si magjistari Fafe, u bë papritmas një yll i medias spanjolle për shkak se pretendoi se po përpiqej të neutralizonte efektet e një magjie të zezë, shkaktuar nga një magjistar spanjoll.
Ai i dha një intervistë gazetës “El Mundo” dhe TVE më parë, ku fliste për magjinë e zezë, të dyshuar se ia kishin bërë Cristiano Ronaldos.

Nogueira, gjithashtu, zbuloi se ka shkëmbyer email me Florentino Perez, presidentin e Real Madridit, të cilit i ka shprehur disponueshmërinë totale për të analizuar rastin. Gjithashtu, ai pretendon se një anëtar i familjes së lojtarit vendosi kontakt me të, duke kërkuar ndihmë.

Ai dyshonte se yllit portugez i ishte bërë magji e zezë nga magjistari spanjoll Pepe, me urdhër të një të dashure të vjetër të ish-lojtarit të Real Madridit. Kjo gjë shkaktoi reagime nga më të ndryshmet në Spanjë dhe Portugali. “Gazetarët spanjollë thonë se kjo është një luftë iberiane e magjistarëve, por jo, – theksonte Fernando Nogueira. – Cristiano Ronaldo nuk ka magji të zezë. Ai kishte fatkeqësi me lëndimin dhe mjeku i ekipit kombëtar portugez ka thënë se mund të luajë kundër Hungarisë, duke e përkeqësuar më tej situatën”.

Ndërkohë, në Spanjë, magjistari Pepe këmbëngulte se e kishte bërë magjinë e zezë për lojtarin portugez dhe se asgjë nuk do ta bënte atë të kthehej te goli. “Maksimumi që njeriu magjistar mund të ketë bërë është një magji psikologjike për të torturuar Cristianon dhe familjen e tij”, – thoshte asokohe Fernando Nogueira.

Pepe i dërgoi një letër Real Madridit për ta informuar mbi objektivin e veprimeve, që do të kishin për finalizim fundin e karrierës së Cristiano Ronaldos. Përmes një deklarate, zyra e shtypit e klubit madrilen e zhvlerësoi rastin, madje duke zbuluar se nuk ishte hera e parë që merrnin letra të tilla me kërcënime magjie: “Cristiano Ronaldo nuk duhet të ketë frikë nga asgjë. Ai ka nevojë të bëjë terapi fizike për ta marrë më mirë veten dhe jo të frikësohet nga efekti psikologjik”.

 

Më shumë nga Gossip