Futboll

Tronditet Chelsea, Policia: “Abramovich është kërcënim për sigurinë. Pastron paratë dhe i lidhur me krimin e organizuar”

Dy vite më parë autoritetet zvicerane i mohuan Roman Abramovich kërkesën e rezidencës në Verbier, fshat alpin i kantonit Vallese. Sot, pas një beteje ligjore që zgjati plot shtatë muaj, media lokale “Tamedia” ka publikuar motivin e refuzimit. Sikurse raportohet nga e përditshmja britanike “The Guardian”, media zvicerane nga Zyrih, ka publikuar raportin e hartuar nga policia zvicerane në llogari të pronarit të Chelseas, një material në të cilin Abramovich përkufizohet: “kërcënim për sigurinë publike dhe një rrezik për reputacionin e Zvicrës”. Sipas “Tamedia” Abramovich është i dyshuar nga autoritetet e sigurisë zvicerane për “riciklim parash të pista dhe për marrëdhënie të ngushta me kriminalitetin e organizuar”, prej nga ku buron pjesa më e madhe e pasurisë së tij të konsiderueshme, me një vlerë të përllogaritur në 11,8 miliardë dollarë.

Akuza që gjithsesi nuk janë konfirmuar nga ansjë vendim gjykate, por vetëm nga informacione të policisë. Gjithsesi kanë qenë të mjaftueshme sepse pronarit të Chelseas, njëri prej burrave më të pasur në botë, iu mohua rezidenca në Zvicër. Avokati i Abramovich, Daniel Glasl, replikoi ndaj akuzave: “Çdo aludim sipas të cilit Abramovich është i përfshirë në riciklim parash, ose që ka kontakte me organizata kriminale, është tërësisht i gënjeshtërt”, raporton “The Guardian”. “Abramovich nuk është akuzuar kurrë për riciklim dhe nuk ka asnjë precedent penal. Nuk ka patur kurrë, ose të jetë akuzuar, për lidhje me organizata kriminale”.

Më shumë nga Futboll