Premier League

“Tronditet” Liverpool, Sadio Mane 6 javë larg fushave

Liverpool është tronditur nga një lajm shumë i hidhur: Sadio Mane është dëmtuar me Senegalin dhe do të qëndrojë për 6 javë larg fushave.

Mane, i cili ka shënuar tre gola në katër ndeshje të Premier League deri tani, është zëvendësuar në minutën e 89-të në fitoren 2-0 të kualifikueses së Kupës së Botës ndaj Bregut të Fildishtë të shtunën.

Ndeshja e parë që do të humbasë do të jetë ajo ndaj Manchester United të shtunën.

Image result for mane senegal

Mane është një pjesë integrale e skuadrës së Jurgen Klopp te Liverpool dhe mungesa e tij vjen në një moment të vështirë për të Kuqtë.

Liverpool ndodhet në vend të shtatë të renditjes së Premier League me 12 pikë nga shtatë ndeshjet e para. 25-vjeçari Mane i kishte humbur tre ndeshje të këtij sezoni pas pezullimit që mori kur goditi portierin e City-t Ederson në fytyrë.

Më shumë nga Premier League