Seria A

Tronditet Milan, humb mesfushorin për katër muaj

Lajme të këqija për Milan-in. Lucas Biglia, pas dëmtimit të pësuar gjatë stërvitjes së zhvilluar të mërkurën e kaluar në pulpë, i është nënshtuar operacionit.

Ndërhyrja, e zhvilluar këtë të enjte në Finlandë nga Profesor Sakari Orava në prani të përgjegjësit sanitar të klubit, dokotorit Stefano Mazzoni, ka qenë e suksesshme.

Megjithatë, lojtari 32-vjeçar do të mungojë për katër muaj.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Këtë sezon Biglia ka luajtur 11 ndeshje si titullar mes Serisë A e Europa League, duke qenë lojtar kyç për skemat e trajnerit Gennaro Gattuso, i cili tani lutet të mos ketë dëmtime të tjera dhe ndërkohë në janar pret përforcime, në mesfushë e sulm.

 

Më shumë nga Seria A