Kampionati Shqiptar

Tskhadadze, sulmuesi gjeorgjian firmos me Flamurtarin

Bachana Tskhadadze është sulmuesi që ka firmosur zyrtarisht me Flamurtarin. Gjeorgjiani që ka zhvilluar edhe pesë takime me kombëtaren e tij është 27 vjeç dhe ka nënshkruar një kontratë 1+1 me skuadrën vlonjate.

Bachana Tskhadadze është sulmuesi që ka firmosur zyrtarisht me Flamurtarin. Gjeorgjiani që ka zhvilluar edhe pesë takime me kombëtaren e tij është 27 vjeç dhe ka nënshkruar një kontratë 1+1 me skuadrën vlonjate.

Bachana Tskhadadze

Bachana Tskhadadze, sulmuesi gjeorgjian, i ardhur te Flamurtari

Në fakt, sulmuesi i ri i Flamurtarit ka qëndruar disa ditë në provë te vlonjatët, ndërsa është vlerësuar nga trajneri Levi, që e ka përzgjedhur mes alternativave që ka pasur, të një sulmuesi kroat dhe një bullgari. Edhe ata të dy kanë qenë në provë te vlonjatët gjatë këtyre ditëve.

Sulmuesi gjeorgjian në të kaluarën e tij është aktivizuar edhe tek Inter Baku, skuadër me të cilën ka luajtur 116 ndeshje dhe ka shënuar 36 gola. Po kështu, lojtari në fjalë është aktivizuar edhe me ish-kundërshtarët e Skënderbeut në turin e tretë kualifikues të Championsit, Milsami Orhei.

curri

Debatik Curri, pas operacionit vizitohet nga shokët

Ndërkohë, sot ka kaluar me sukses operacionin në kërcin e këmbës së djathtë, në një ndër spitalet e kryeqytetit, mbrojtësi Debatik Curri, ndërsa periudha e rikuperimit të tij pritet të zgjasë nga 3 deri në 6 muaj. E thënë në gjuhën e kampionatit dhe të garës, Flamurtari nuk do ta ketë në dispozicion qendërmbrojtësin fazën e parë. Curri u dëmtua dy ditë më parë në stërvitje, teksa pati një përplasje me Telushin dhe theu kërcin e këmbës së djathtë.

[total-poll id=65260]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar