• “Tuchel ka gjithçka për të punuar te Barcelona”

    Publikuar: 30 Dec 3:04

    Trajneri i Borussia Dortmund-it, Thomas Tuchel, i ka të gjitha aftësitë për të punuar te Barcelona. Këtë e thotë Marc Bartra, qendërmbrojtësi i cili në verë la katalanasit për t’u transferuar te verdhezinjtë. Duke folur për gazetën spanjolle “Sport”, 25-vjeçari së fundmi shprehu lumturinë e tij për faktin që çdo ditë stërvitet nga një trajner si Tuchel, i cili para dy sezonesh zëvendësoi Jürgen Klopp-in. “Nuk e di nëse kjo do të ndodhë, por Tuchel ka të gjitha elementet për të shkuar te Barça”, – theksoi ai.

    Bartra më pas shpjegoi se metodat e stërvitjes që aplikon Tuchel janë të ngjashme me ato të ish-trajnerit të katalanasve, Pep Guardiola. “Kjo më ndihmoi të përshtatem shpejt. Përveç kësaj, unë kam besimin e tij. Kjo është ajo që çdo lojtar do”, – u shpreh spanjolli. I pyetur nëse është penduar për kalimin në “Signal Iduna Park”, Barta u përgjigj: “Mendoj se të luash në Bundesligë është një nga gjërat më të mira që mund të të ndodhë. Ndihesh më mirë. Këtu duhet gjithmonë të japësh 100% nga vetja.”


    Lexo postimet e tjera