Connect with us

Bundesliga

Tuchel s’e ndihmon dot, Dembélé “ia bën me sy” Barçës

Kualifikimi në Champions League është arritur dhe tani ka edhe një finale të madhe për të luajtur, atë të Kupës së Gjermanisë. Gjithçka duket mirë te Borussia Dortmund, por vetëm në plan të parë. Më në brendësi gjërat janë shumë ndryshe. Përveç problemeve të trajnerit Thomas Tuchel me kryesinë e klubit (por edhe me lojtarët, siç spekulojnë mediet), verdhezinjtë duhet të ruhen fort nga merkatoja e verës. Shumë yje mund të duan largimin dhe mes tyre është edhe talenti Ousmane Dembélé.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, mesfushori anësor i ka kërkuar agjentit të tij që të ruajë kontaktet me drejtorin sportiv të Barcelonës, Robert Fernandez. Arsyeja është se ai po trembet nga fakti që trajneri Tuchel është drejt largimit nga “Signal Iduna Park”. Në Gjermani, madje, janë të sigurt se e ardhmja e teknikut mund të jetë kudo, qoftë edhe te Barcelona, përveçse në Dortmund. Kjo po e shtyn lojtarin francez të mendojë largimin, edhe pse klubi i tij do të bëjë qëndresë.

 

Më shumë nga Bundesliga