Çiklizëm

Turi i Francës: Aru “i kthen” fanelën e verdhë Froome

Fanela e verdhë e Turit të Francës rikthehet te Chris Froome, ndërkohë që etapën e 14 nga Blagnac deri në Rode prej 181,5 km e ka fituar Michael Matthews. Australiani i “Sunweb” ka mundur në sprint Avermaet dhe Boasson Hagen, me anglezin e “Sky” vetëm një sekondë larg. Një zhgënjim i madh italiani Fabio Aru, që mbërriti në finish me 25 sekonda vonesë nga rivali i tij. I kaltri i “Astana”-s, në klasifikimin e përgjithshëm tani është -19 sekonda nga britaniku i “Sky”, Chris Froome.

“E menaxhova keq fazën finale duke krijuar një boshllëk në grup përpara kilometrit të fundit. U përpoqa të rikuperoja, por nuk ia dola dot”, ka qenë komenti i parë i Aru pasi ka humbur fanelën e verdhë. “Janë gjëra që ndodhin, këtë herë më ndodhi mua, herë tjetër mund t’i ndodhë dikujt tjetër”, shtoi ai. “Dëshiroja ta mbaja fanelën, por asgjë nuk është humbur. Të dielën do të jetë një etapë e re dhe e vështirë, të shohim”, përfundoi çiklisti italian që e sheh sërish veten në ndjekje të britanikut Froome.

Më shumë nga Çiklizëm