Çiklizëm

Turi i Francës “kopjon” Formula 1, largon vajzat seksi nga podiumi

Vajzat bukuroshe që dalin shpesh në evente sportive, si imazh tërheqës, po kalojnë një moment të vështirë, pasi duket se në shumë sporte po tentojnë t’i heqin. Pas Formula 1, që vendosi t’i largojë ato edhe Turi i Francës po mendon të ndjekë të njëjtin shembull. Organizatorët e eventit më të rëndësishëm të biçiklistës në botë, po mendojnë të mos ndjekin më traditën që vajzat seksi të shoqërojnë çiklistët fitues të etapave në podium. Madje kjo gjë mund të ndodhë nga ky edicion i Turit.

Nje vajze bukuroshe gjate Turit te Frances

Turi i Francës është i vetëdijshëm për ndjeshmërinë që ka krijuar ky argument, sidomos kur ai atashohet me imazhin e femrës. Gjithsesi, ende nuk kemi marrë një vendim nëse vajzat bukuroshe do të ngjiten në podium për të dhënë trofeun këtë vit apo jo”, tha zëdhënësi i Turit të Francës në një intervistë për mediat. Por gjasat janë që edhe në këtë event “miss-et” të dalin jashtë loje, ndërkohë që nuk dihet nëse ato do të zëvendësohen, si në Formula 1, kur vendin e tyre do ta zënë fëmijët.

Më shumë nga Çiklizëm