Basketboll

Turpëruese, kombëtarja humbet me 113 pikë ndaj Rusisë në eliminatoret e Europianit

Kombëtarja e femrave në basketboll është mundur sot pasdite 148-35 nga Rusia, në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Europian (Women Eurobasket 2019), ndeshje e Grupit C dhe luajtur në Rusi. Një humbje e pritshme, por ajo ka qenë turpëruese për basketbollistet kuqezi, që kanë dalë nga fusha të mundura me një diferencë prej 113 pikësh. Kjo është humbja më e thellë e historisë së kombëtares së femrave në basketboll, që tregon se niveli i basketbollit të femrave në Shqipëri është shumë i ulët. Kjo është humbja e katërt e Shqipërisë në këto eliminatore, e dyta ndaj Rusisë, ndërkohë që në nëntor të këtij viti do të luhen edhe dy takimet e fundit në grup.

Rezultatet e deritanishme në Europianin e basketbollit

Shqipëri – Rusi, 37-122

Shqipëri – Hungari, 48-137

Shqipëri – Lituani, 61-119

Shqipëri – Rusi, 35-148

Nga ndeshja Shqiperi-Lituani, luajtur ne Tirane 4 dite me pare

Shifrat e kësaj sfide flasin qartë për atë që ka ndodhur në parket, një ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga basketbollistet vendase, që e kthyen këtë përballje në Europian si një stërvitore. Në të katërta periodat furia e ekipit rus ishte e madhe, duke mos patur mëshirë dhe thelluar shifrat nga perioda në periodë, ndërsa për vajzat kuqezi vjen një humbje e dhimbshme dhe e turpshme, deri diku e paralajmëruar.

Rusi – Shqipëri, 148-35 (39-11, 33-12, 40-10, 36-2)

RUSIA: Beglova (9), Beliakova (3), Leshkovtseva (22), Levchenko (14), Maiga (6), Musina (17), Ogun (10), Petrushina (18), Tikhonenko (13), Vadeeva (24), Vieru (10), Zavialova (2). Trajner: Olaf Carsten Lange

SHQIPËRIA: Aliaj (6), Berranija, E.Bujari (3), G.Bujari (5), Fekollari, Gjoni, Myrto (7), Palko, Sinani, Toska, Xhanaj (11), Zykaj (3). Trajner: Viron Toska

Gjyqtarë: Karolina Anderson, Piotr Ivashkov, Zdenko Zubak

Kombetarja e femrave ne basketboll

Më shumë nga Basketboll