Futboll

Turqi? Kinë? Jo, Turan ka një ide krejt tjetër për të ardhmen

Turqi? Kinë? Jo, Turan ka një ide krejt tjetër për të ardhmen

Arda Turan është penduar.

Mesfushori i Barcelonës po mendon për t’u rikthyer tek Atletico Madrid, skuadra ku arriti kulmin e tij si futbollist profesionist. Sipas asaj që shkruan gazeta “Marca”, turku nuk do të ngurronte për t’u bashkuar sërish me ish-trajnerin e tij, Diego Simeone, edhe pse klubi madrilen deri në janar nuk mund të transferojë lojtarë.

Turan ka luajtur nga viti 2011 deri në vitin 2015 në “Vicente Calderon”. Ai “tradhtoi” madrilenët për të provuar një aventurë ndryshe, larg punës së lodhshme që duhej të bënte nën urdhrat e argjentinasit “El Cholo”. Ai mendonte se te Barcelona mund të shprehte lirshëm klasin e tij, por atje kurrë nuk u konsiderua një lojtar titullar.

Barcelona, 120 milionë paundë për yllin Coutinho

Meqë nuk ka luajtur thuajse fare nën drejtimin e ish-trajnerit Luis Enrique, Turan vështirë se do të merret parasysh nga Ernesto Valverde. Me siguri, ky i fundit po mendon ta shesë.

Ofertat për 30-vjeçarin nuk kanë munguar. Atë e duan në Angli, Turqi dhe Kinë, por problemi është se nuk e duan pikërisht aty ku është vetofruar, Madrid. Bardhekuqtë nuk kanë shprehur interes për të dhe nuk pritet që kjo të ndryshojë.

 

Më shumë nga Futboll