FSHF

Tuttomercatoweb: Eros Grezda, “ylli” i Shqipërisë që i intereson Serisë A

Sajti i njohur Italian, “tuttomeracatoweb”, i ka kushtuar një artikull sulmuesit Eros Grezda, pas paraqitjes bindëse që ai bëri me ekipin Kombëtar shqiptar kundër Italisë në Shkodër. “Eros Grezda mund t`i interesojë Serisë A”- është titulli i artikullit të “tuttomerkatoweb”. “Kundër Italisë bëri një performancë shumë bindëse,  duke krijuar vështirësi për Buffon. Ai gjithashtu sakrifikoi shumë në lojën në grup për të mbështetur Agollin.

Eros Grezda është një “yll” në rritje i kësaj Shqipërie, e cila, me zemër dhe nivel të lartë, e vuri më shumë se njëherë në vështirës skuandrën e bluve të drejtuar nga Ventura”-citohet nga shkrimi i “tuttomercatoweb”, që nuk heziton të thur lavde për sulmuesin e krahut të kombëtares kuqezi. Më tej sajti Italian tregon se si Eros Grezda ka arritur në këto nivele në futboll. “Eros Grezda, pasi luajti me të rinjtë e Prishtinës dhe FK Rabotniçkit, në moshën 15 vjeçare u bë pjesë e U1-17 te Dinamo e Zagrebit.

Pastaj për një kohë të shkurtër ai u aktivizua me klubin austriak Graz 1902. Në Slloveni, Grezda, u aktivizua me ekipin e Aluminij, ku shënoi gjashtë gola në 18 muaj. Në moshën 20 vjeçare ai rikthehet në Kroaci ku luan për Lokomotiv Zagrebin, ku për dy sezone shënoi 14 gola. Grezda fillon të provojë të jetë një sulmues i shpejtë dhe i fuqishëm në krahë. Në verë të këtij viti ai u transferua tek Osijek, që bën pjesë në Superligën Kroate.

Me këtë klub ai ka një kontratë që e mban të lidhur deri në vitin 2021”-thuhet për karrierën e Eros Grezdës në shkrimin e “tuttomercatoweb”. Më pas saiti Italian thekson se “Nuk është rastësi që disa klube të Serisë A, Crotone me më shumë këmbëngulje, kanë kërkuar informacion nga agjenti i FIFA Gaetano Montalbano, që mbron interesat e lojtarit”-mbyll shkrimin e saj “tuttomercatoweb”.

Më shumë nga FSHF