Boks

Tyson Fury nis procedurat, sot aplikon për të marë licensën

Këshilli Britanik i Boksit ka konfirmuar sot se i ka kërkuar boksierit Tyson Fury që të aplikojë për të rimarë licensën për t’u boksuar që më 29 dhjetor, pak ditë pas Krishtlindjeve, por  ish-kampioni i botës ka aplikuar vetëm sot, gati dy javë pas ftesës. Lajmin e ka konfirmuar sot vetë Tyson Fury, që përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, konfirmon se sot do të dorëzojë pranë komisionit kërkesën e tij për të rimarë licensën për boksim, e cila i është hequr në tetor të 2016-ës, kur doli pozitiv me kokainë (u shpreh se e përdorte për të larguar depresionin).

Fury, ish-kampion bote në peshat e rënda, i pamposhtur në ring, nuk duelon që prej nëntorit 2015, kur mori titujt kampionë ndaj Wladimir Klitschko dhe synon të rikthehet në ring këtë vit. Pasi arriti marrëveshjen me antidopingun britanik një muaj më parë, që i dha “OK”-in për t’u rikthyer në ring, tashmë boksierit i duhet edhe licensa për të boksuar. Për këtë arsye, ai duhet të dorëzojë pranë Këshillit Britanik të Boksit kërkesën për të rimarë licensën. Fury ka deklaruar se synon të rimarë titujt kampionë bote që i nxori vakant pasi doli pozitiv dhe synon një përballje me Anthony Joshua.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Boks