Boks

Tyson Fury rikthehet në palestër, nis stërvitjen për përballjen me Joshua

Nga fjalët në vepra. Tyson Fury ka nisur nga puna për t’u rikthyer në formë, për të qenë gati për një përballje të mundshme me kampionin aktual të peshave të rënda Anthony Joshua. Ky i fundit i kërkoi Fury që të rikthehet në formë për t’u përballur së bashku, ndaj Fury ka publikuar një video në rrjetet, ku duket duke u stërvitur. Lëvizjet e tij janë të shpejta, reflekset të mira dhe u shmanget “sulmeve” të rivalit edhe pse duket që është mbipeshë dhe ka shumë kilogramë ende për të hequr. “Seanca e parë stërvitore”, ka qenë komenti i Fury, duke lënë të kuptosh se ka nisur seriozisht përgatitjet për t’u rikthyer kampioni i dikurshëm.

First session back on pads. With @bendavison_ in @hattongym feeling good, 😊😊😊

A post shared by Tyson Fury (@gypsyking101) on

Pak ditë më parë, Fury i pat thënë Joshua se nuk ka nevojë për stërvitje, pasi mund ta mposhtë edhe kaq i shëndoshë sa është. Britaniku nuk duelon që prej nëntorit 2015, kur mundi Wladimir Klitschko dhe i mori tituje kampionë bote të peshave të rënda, ndërsa Joshua mposhti 3 javë më parë Carlos Takam. “Gjyqtari e ndali sfidën, pasi ti nuk ishte në gjendje ta fitojë atë. Ke nevojë të stërvitesh ende për të qenë më i shpejtë dhe më pak i rëndë”, pat komentuar Fury, që thumbon patriotin e tij, me shpresën që të dy të përballen vitin tjetër. Kështu, Tyson Fury, i pamposhtur në ring, synon të rimarrë titujt kampionë bote që nxori vakant një vit më parë, pasi doli pozitiv

Still got it, the dancing 💃 master also the 🤡 🙏🏻👍🏻😊😊🙏🏻

A post shared by Tyson Fury (@gypsyking101) on

Më shumë nga Boks