Futboll

U akuzua për krizë në financa, presidenti kinez i Milan tregon të vërtetën

Pas lajmeve të ditëve të fundit, që kanë hedhur të tjera hije dyshimi mbi Yonghong Li dhe perandorinë e tij ekonomike, vetë presidenti i Milan i është përgjigjur sot çdo akuze, nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit kuqezi. “Lajme të papërgjegjshme që kanë dëmtuar klubin, shoqëritë e mia, familjen time dhe vetë mua. Situata në lidhje me të gjitha burimet e mia personale është plotësisht e shëndetshme. Si klubi, ashtu edhe kompanitë e mia po punojnë rregullisht”, deklaron vetë Li Yonghong, përpara të cilit ishte ish-presidenti kuqezi, Silvio Berlusconi ai që kishte menduar të siguronte dhe qetësonte të gjithë tifozët e Milan.

“Gëzuar vitin e ri të gjithëve! Në këto ditë kam përjetuar këtë festë tradicionale në shtëpi me familjarët e mi. në 48 orët e fundit kam parë se nëpër media kanë qarkulluar disa lajme të papërgjegjshme që kanë dëmtuar klubin, kompanitë e mia, mua dhe familjen time. Që kur kam blerë Milan kam përballuar çdo formë vështirësie e sidomos një presion pa precedent. Në vijim të këtyre shpifjeve dhe lajmeve të papërgjegjshme, desha të krijoj një ambient të qetë përreth skuadrës dhe klubit”, vijon komunikata.

“Nuk mirëkuptojmë përfundimin e këtyre zërave, por tashmë kanë arritur në pikën sa për të dëmtuar rëndë klubin, dhe mua. Me këtë rast përfitoj të sqaroj, se situata në lidhje me burimet e mia financiare është plotësisht e shëndetshme dhe si klubi, ashtu edhe kompanitë e mia po punojnë rregullisht. Prandaj apeloj që të mos u besohet këtyre shpifjeve, por që vëmendja të përqendrohet aty ku të gjithëve na rreh zemra, te menaxhimi dhe rritja e skuadrës dhe që të mbështesni trajnerin Gattuso. Ne do të bëjmë të pamundurën për të rikthyer Milanin në krye”, deklaron Li Yonghong.

“Në këtë sezon kam ndjekur çdo ndeshje të skuadrës. Në momentet më të vështira të sezonit kam parë shumë futbollistë të derdhin lot për humbjen e ndeshjes, sikurse kam parë Han Li dhe Fassone të festojnë për ndeshjet e fituara. Kam provuar dhe shijuar çdo ndjesi dhe emocion. Bindja se në të ardhmen do të arrijmë suksese të reja dhe do të kënaqim të gjithë tifozët që Milan ka nëpër botë, bën që ne të përballojmë presione shumë të mëdha. Falë angazhimit të të gjithëve, skuadra po përjeton aktualisht një moment shumë të mirë. Falë përpjekjeve të trajnerit Gattuso dhe të gjithë futbollistëve, skuadra ka reflektuar përmirësime në të gjitha aspektet. Faleminderit të gjithëve. Nga ana ime dhe e bashkëshortes time, në përfundim dua t’ju uroj gëzuar vitin e ri, shëndet të mirë dhe sukses në punë”, përfundon komunikata e presidentit të Milan.

Më shumë nga Futboll