Futboll

U hetua për doping, vjen vendimi për heroin e Kupës së Botës

Agjencia spanjolle Anti-Doping njoftoi mbylljen e hetimeve për sulmuesin rus të Valeancias Denis Cheryshev, një prej zbulimeve më të bujshme të Kupës së Botës “Rusi 2018”, pasi nuk gjeti asnjë evidencë në lidhje me konsumimin e substancave të ndaluara nga ana e futbollistit. Hetimi u nxit pas nj ëinterviste të dhënë nga babai i futbollistit, Dmitri Cheryshev, që gjatë një interviste për ‘Sport Weekend’ në qershor të vitit 2017 kishte deklaruar se djali i tij kishte marrë injeksione të hormoneve rritëse teksa luante për skuadrën spanjolle të Villarreal.

27-vjeçari Cheryshev, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’ një letër të agjencisë spanjolle anti-doping që njoftonte: “kryerjen e një hetimi dhe mbylljen e çështjes pasi nuk ishin identifikuar shenja parregullsie”. Të kontaktuar nga ‘AFP’, një zëdhënës i agjencisë konfirmoi dërgimin e letrës. Cheryshev, që shënoi katër gola në pesë ndeshje të Kupës së Botës për Rusinë, teksa organizatorët arritën deri në çerekfinale, ka mohuar çdo veprim në kundërshtim me rregullat. Babai i tij pat deklaruar më pas se fjalët e tij ishin shtrembëruar nga mediat. Pa asnjë përjashtim mjekësor, përdorimi i hormoneve rritëse konsiderohet doping dhe është i ndëshkueshëm me një dënim deri në katër vite. Cheryshev u bashkua me Valencian në gusht, përmes një marrëveshje huazimi 1-vjeçar nga Villarreal.

Më shumë nga Futboll