Connect with us

Champions League

U hodh shorti, ja duelet e 1/8 finale të Champions

U hodh sot në mesditë, në Nion të Zvicrës, shorti i 1/8 finale të Ligës së Kampioneve. Sikurse pritej ka përplasje titanësh.

U hodh sot në mesditë, në Nion të Zvicrës, shorti i 1/8 finale të Ligës së Kampioneve. Sikurse pritej ka përplasje titanësh. Në pamje të parë janë të gjithë kundër Real Madridit, skuadrës kampione e Europës në fuqi, por ka dhe emra të tjerë të mëdhenj, që të sugjestionojnë. Ju kujtojmë se datat e ndeshjeve të raundit të radhës në Champions janë të martën dhe të mërkurën, 14 dhe 15 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 21 dhe 22 shkurt. Turi vijues, ai çerekfinal, është programuar të luhet më 7 dhe 8 mars, vajtje, ndërsa kthimi pas një jave, më 14 dhe 15 mars. Ekipet u ndanë në dy vazo para hedhjes së shortit, teksa pozicionet e tyre ishin:
VAZO 1: Barcelona, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Arsenal, Napoli, Monaco, Juventus dhe Leicester.
VAZO 2: Real Madrid, Sevilla, Manchester City, Bayern, Bayer Leverkusen, Benfica, PSG dhe Porto

liga-e-kampioneve-470x264

Goglat e tërhequra kanë vënë përballë këto skuadra, duele tejet interesante.
MANCESTER CITY-MONACO
REAL MADRID-NAPOLI
BENFICA-BORUSSIA DORTMUND
BAYERN MUNICH-ARSENAL
PORTO-JUVENTUS
BAYER LEVEKUSEN-ATLETICO MADRID
PSG-BARCELONA
SEVILLA-LEICESTER CITY

 

[interaction id=”5845b8dd47915bb734403bcc”]

Më shumë nga Champions League