Futboll

U kërcënua me pistoletë, arbitri: “Kini mëshirë, gruaja ime është shtatzënë!”

Presidenti i Federatës së Futbollit të Greqisë po konsideron vendimin për dorëheqje, pas ngjarjes së paprecendentë në ndeshjen PAOK-AEK, të ndërprerë, pasi presidenti i skuadrës së PAOK, Ivan Savvidis, u fut në fushën e lojës, duke kërcënuar arbitrin me pistoletë në brez, i shoqëruar edhe nga truprojat e tij. Arbitri i ndeshjes së pezulluar, por edhe kreu i komitetit të apelit në federatë, që të shtunën e kaluar vendosi favor të PAOK, ndihen të këcënuar për jetën e tyrë, teksa më parë janë sulmuar edhe në rrugë.

Imazh i ngjashëm

Sipas të përditshmes sportive “Live Sport” të martën, presidenti i Federatës Helene të Futbolli Vangelis Grammenos, që u emërua në krye të institucionit më të lartë futbollistik në Greqi falë mbështetjes së PAOK, tashmë gjendet në një situatë të rënduar psikologjike, nën presionin e zhvillimeve në Super Ligën e Gregjisë, dhe është pranë dorëheqjes. Burime të tjera pretendojnë se ai nuk do të dorëhiqet tani, por mund ta bëjë më vonë, me të përfunduar disa çështje hetimesh në lidhje me ngjarjet në Super Ligë. Pikëirsht gjëndja e tij e rënduar është edhe arsyeja e heshtjes nga ana e federatës, për ngjarjet e ndodhura në Stadiumin Toumba.

Rezultate imazhesh për ivan savvidis Giorgos Kominis

Dimitris Skouteris, kreu i komitetit të apelit në EPO, që me vendimin e tij i ktheu PAOK tre pikët e zbritura, vuajti disa muaj më parë një sulm në rrugët e Athinës nga disa agresorë të panjohur. Lajmi u zbulua nga kreu i Institutit për Sportet Ndërkombëtare dhe Helenike, Giorgos Panagopoulos, përmes një rrëfimi të hënën në “Skai TV”.

Rezultate imazhesh për ivan savvidis Giorgos Kominis

Skouteris kishte informuar Panagopoulos dhe të dërguarin e FIFA’s nga Qipro në Athinë Costakis Koutsokoumnis, në lidhje me sulmin që kishte pësuar në rrugën “Kifissias Avenue”. Skouteris i kishte pranuar Panagopoulos se kishte frikë për jetën e tij dhe iu shmang çështjeve gjyqësore për rreth 6 muaj. Klima e presionit dhe terrorizmit në futbollin grek ka kulmuar me fjalët që arbitri i ndeshjes PAOK-AEK, Giorgos Kominis, raportohet të ketë thënë në dhomat e zhveshjes të Stadiumit Toumba, mbrëmjen e të dielës: “E kam mbyllur me arbitrimin. Kini mëshirë për mua, jam i frikësuar për jetën time, bashkëshortja ime është 7 muaj shtatzënë…”.

Më shumë nga Futboll