Kampionati Shqiptar

U largua nga Skënderbeu, Nimaga firmos në Turqi

Ish-mesfushori i Skënderbeut, Bakary Nimaga ka siguruar transferimin në Turqi te Hatajspor në Ligën e dytë turke.

Futbollisti nga Mali që aktivizohej prej më shumë se 5 vite me Skënderbeun e Korçës ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin turk.

Nuk ka shumë detaje për këtë lëvizje të futbollistit 23-vjeçar, teksa njoftimin e ka bërë vetë klubi turk përmes rrjeteve sociale, duke postuar edhe një foto. Nimaga në 5 vite me Skënderbeun ka zhvilluar 92 takime dhe ka gjetur rrugën e rrjetës 5 herë.

Ai është një futbollist që ka dalë nga akademia holandeze e Twente dhe në Korçë kishin patur pritshmëri të mëdha, por që nuk u përmbushën asnjëherë 100%.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar