Premier League

U masakrua nga Spanja, Otamendi zgjedh belgun si makthin e tij

Qendërmbrojtësi i Manchester City, Nicolas Otamendi, ka përjetuar një natë shumë të keqe ditën e djeshme, me Argjentinën e tij që është mundur 6-1 kundër Spanjës. Lojtari i City-it ka realizuar golin e vetëm për bardhekaltrit, por nuk ka arritur të ndaljë masakrën spanjolle, me Isco-n që realizoi tre gola nga gjashtë të “La Furia Roja”. Gjithsesi, Otamendi ka zbuluar se është një belg ai që i shkakton makthe atij.

Manchester City do të presë Manchester United pas një jave në “Etihad Stadium”. Skuadra e Pep Guardiola-s kryeson me një avantazh të madh në Premier League dhe mund ta fitojë titullin pikërisht në derbi. Por Otamendi ka pranuar se nuk e pret me padurim përballjen me Romelu Lukaku-n. I pyetur se cilët janë sulmuesit që e vënë më shumë në vështirësi, ai ka thënë:

“Ka shumë. Luis Suarez është një nga ata që lëviz gjatë gjithë kohës, krijon hapësira dhe duhet të jesh i përgatitur të vraposh. Romelu Lukaku është një tjetër lojtar i fortë, shumë i aftë teknikisht, i shpejtë… Është mes atyre të dyve”. Lukaku ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e para të Premier League pas transferimit të Manchester United për 85 milionë euro..

Rendimenti i tij ka pësuar një rënie gjatë Krishtlindjes, por ai është kthyer të terrorizojë mbrojtjet kundërshtare. Lukaku shënoi dy gola për Belgjikën mbrëmjen e së martës në fitoren 4-0 kundër Arabisë Saudite. Ylli i City-it, De Bruyne, ka realizuar golin e katërt dhe sulmuesi i Chelsea (i huazuar te Dortmund), Batshauyi, ka shënuar të tretin.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League