Futboll

U mund në shtëpi nga Kamza, pezullime dhe gjoba te Luftëtari

U mund në shtëpi nga Kamza, pezullime dhe gjoba te Luftëtari

Disfata në shtëpi ndaj Kamzës, e shoqëruar me sjellje jo sportive në fushë dhe jashtë saj nga futbollistët e Luftëtarit, ka djegur aq shumë në kampin gjirokastrit, sa që nuk kanë munguar ndëshkimet nga ana e drejtuesve të klubit. Kështu, sikurse njofton klubi nëpërmjet kanalve zyrtare në internet, janë marrë masa të menjëhershme ndaj Mirakas dhe Nunes, me të dy futbollistët që janë pezulluar pa afat, madje edhe duke i gjobitur ata.

“Klubi i Futbollit Luftëtari, duke parë zhvillimet në takimin Luftëtari-Kamza, për sjellje të dhunshme në fushën e lojës si dhe për sjellje të dhunshme ndaj shokëve në dhomat e zhveshjes, ka vendosur të gjobisë dhe pezullojë pa afat nga skuadra futbollistin Festim Miraka. Gjithashtu lojtari Fabrizio Nunes për reagim ndaj zëvendësimit dhe fyerje të trajnerit është ndëshkuar me gjobë dhe është pezulluar pa afat nga skuadra. Klubi i futbollit Luftëtari bën me dije se në ditët në vijim do të ketë të tjera zhvillime në skuadër. Luftëtari nuk toleron askënd që të nëpërkëmbë emrin e tij. Shumë shpejt skuadra do të rikthehet aty ku i takon”, citon njoftimi i klubit gjirokastrit.

Më shumë nga Futboll