Futboll

U përjashtua nga kombëtarja, Atl. Madrid e Sevilla duan kroatin

Nikola Kalinic është një botëror i përfunduar tashmë, pavarësisht se Kroacia e tij nuk është eliminuar, përkundrazi ndodhet në gjysmëfinale dhe konsiderohet si candidate potenciale për të diskutuar trofeun e Kupës së Botës në finale. Pas përzënies nga Kombëtarja e angazhuar në Rusi, për sulmuesin e Milan kanë mbërritur disa oferta interesante, sidomos nga Spanja. Menaxheri i kroatit, Tomislav Erceg, a folur për të përditshmen spanjolle “AS”, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me të ardhmen e futbollistit të menaxhuar prej tij.

“Kalinic e di shumë mirë se janë të shumta klubet që e ndjekin. Mes tyre, Atletico Madrid është i interesuar dhe këtë gjë nuk e fsheh, por në hapat e tij është edhe Sevilla. Ka disa opsione të hapura, por gjithçka do të varet nga Milan. Nikola njeh shumë mirë forcën dhe konkurencën e skuadrës së Simeone, por aktualisht nuk mund të vendosim ne”, deklaroi menaxheri i Kalinic.

Keni dëgjuar për promocionin e Eurollotos në Botëror? Tani me 1 skedinë mund të fitoni 3. Bashkohuni në grupin “3 përnjëherë” dhe fitoni: http://bitly.com/3përnjëherë

Më shumë nga Futboll