Futboll

U prezantua zbath në “Camp Nou”, ky është rituali i yllit të ri të Barças

Yerry Mina u fut në fushë këmbë zbathur, për të hedhur hapat e parë në tapetin e “Camp Nou”, gjatë ceremonisë së prezantimit të tij përballë mijëra tifozëve të Barcelonës. Një ritual ky që ka çuditur të gjithë të pranishmit, por edhe ata që e ndoqën nga prezantimin e tij nga televizioni. Gjithsesi ky fenomen nuk është i panjohur, përkundrazi, është realizuar sërish nga Yerry Mina, edhe në kohën kur kolumbiani u prezantua te Palmeiras.

Rezultate imazhesh për yerry mina barcelona bare foot

Arsyeja e ritualit lidhet ngushtësisht me bindjet dhe besimin e mbrojtësit kolumbian. Futbollisti shumë besimtar ka kuotuar Deuteronomy 11:24: “Çdo vend që shputa e këmbës tënde do të shkelë, do të jetë e jotja, që nga egërsitë në Lebanon, nga lumei Euphrates deri në detin perëndimor do të jenë territorit yt”. Futbollisti u pyet nëse këtë ritual do ta përsërisë në të gjithë stadiumet që do të vizitojë, por ai sqaroi se aplikonte këtë fenomen vetëm në stadiumet që do të ishin shtëpia e tij.

Më shumë nga Futboll