• U quajt i tepërt te fabrika e Bentley, sot mund ta blejë makinën 250 mijë € pas firmës me Arsenal

    Publikuar: 10 Jan 3:37

    Udhëtimi i Cohen Bramall nga një futbollist amator deri te nënshkrimi i kontratës me një prej super fuqive të Premier League është një histori përrallash teksa 20 vjeçari është transferuar te Arsenal gjatë janarit. Arsenal ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin anësor nëpërmjet faqes zyrtare të ekipit me lojtarin që do të luajë për ekipin e dytë në muajt e parë për arsye ambientimi. Bramall, i cili do të fitojë rreth 4 mijë € në javë, mësoi për këtë lëvizje vetëm disa ditë pasi u quajt i tepërt te fabrika e Bentley Motors, ku paguhej vetëm 500 € në javë.

    Bramall poses in an Arsenal shirt after signing a £3,000 per week deal with the Gunners

    Në fillim ai kujtoi se interesimi i Arsenal ishte një shaka por tani është realitet me Bramall që ka pozuar për herë të parë me fanellën tradicionale të kuqe. Ish-mbrojtësi i Hednesford Town, duke folur si lojtar i Arsenal, thotë për transferimin e tij: “Është e pabesueshme. Nuk më besohet që ndodhem këtu. Kishte edhe ekipe të tjerë që po interesoheshin por kur Arsenal më telefonoi ishte një ofertë e parefuzueshme. Javën e kaluar u quajta i tepërt te Bentley Motors dhe disa ditë më pas erdhi Arsenal dhe e pranova mundësinë menjëherë.”

    The 20-year-old full back is all smiles after joining Arsenal from non-League side Hednesford

    Bramall kishte edhe mundësinë të takonte trajnerin Arsene Wenger teksa kishte kënaqësinë të stërvitej në një fushë me yjet e ekipit si Sanchez, Ozil e Giroud. “E takova Wenger në fushë. Shpresoj ta impresionoj. Një ditë je duke i parë në televizor, e ditën tjetër je në një fushë me Sanchez, Ozil e Cech. Kur telefonova prindërit, mamaja ime filloi të qante. E kam ndjekur shumë Arsenal. Ata luajnë futbollin më të bukur në Premier League.” Wenger e ka cilësuar mbrojtësin e ri si një lojtar premtues  të cilit i mungon eksperienca por ka cilësi fantastike.


    Lexo postimet e tjera