Futboll

U rrëzua në Wembley, Mourinho: Ishte e qëllimshme, por jo penallti!

Jose Mourinho deklaroi se rrëzimi i tij në “Wembley” ishte i qëllimshëm, në mënyrë që tu jepte mediave material për të shkruar e diskutuar gjatë pushimit të kampionatit, i detyruar nga angazhimet e përfaqësueseve.Video me Mourinho që rrëzohet në dysheme, teksa tenton të kapërcejë me sportivitet e akrobaci shiritat e vendosur si barriera në “Wembley”, përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Spanjës e përfunduar me fitoren e spanjollëve, 2-1, zhvilluar të shtunën e kaluar, është shndërruar në hit nëpër media dhe rrjetet sociale.

Pavarësisht sikletit të momentit dhe turpërimit, trajneri i Manchester United preferoi ta trajtojë rrëzimin e tij si me dashje për një qëllim të qartë. Gjatë konferencës së tij për mediat, në prag të ndeshjes ndaj Watford, Mourinho deklaroi: “Janë njerëzit që më marrin në telefon dhe më kërkojnë që të rrëzohem në “Wembely”, sepse u duhen lajme nga unë. Unë e bëra me qëllim, në mënyrë që ju, media, të mund të flisnit pak për mua”. I pyetur nëse ishte vrarë e dëmtuar, Mou tha: “Jo, ishte një zhytje e mirë dhe mbrojta celularët e mi. Nuk ishte penallti, mbase një karton i verdhë”.

Më shumë nga Futboll