Futboll

U shkatërrua nga Atl. Madrid, por Ramos ka dy fjalë për mosbesuesit

Dështimi në misionin për fitimin e trofeut të parë të sezonit, e ka lënë Real Madrid me pasoja, aq sa për të kërkuar me insistim blerje dhe përforcime të reja, ndërkohë kapiteni i Los Blancos ka tentuar të marrë situatën në dorë dhe të shfaqë besimin e tij te skuadra. Në këtë mënyrë kapiteni i Los Blancos ka tentuar të minimizojë rëndësinë e trofeut të humbur, atë të Superkupës së Europës, të fituar mbrëmjen e të mërkurës nga rivali historik i Realit, Atletico Madrid, pas triumfit 4-2 ndaj Ramos me kompani.

“Çdo disfatë na mëson diçka që duhet të dimë, ne do të fitojmë sërish me këtë mburojë, askush të mos dyshojë.  #HalaMadrid dje, sot, nesër, përgjithmonë”, ka shkruar kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos në llogarinë e tij në “Twitter”. Ramos beson te Lopetegui dhe skuadra që ai ka në dispozicion, për të përballuar të gjithë sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Futboll