Seria A

U tha se kishte një marrëdhënie me Wanda-n, vjen e vërteta e Brozovic

Pas Wanda Nara edhe Brozovic ka vendosur të denoncojë atë që kanë shpërndarë lajme false në lidhje me personin e tij dhe gruan e kapitenit zikaltër. Avokati i mesfushorit të Inter ka bërë një deklaratë për shtyp, nëpërmjet së cilës ka bërë të ditur:

“Lojtari i kundërshton dhe i përgënjeshtron në mënyrë absolute lajme false që janë përhapur në ditët e kaluara online dhe në disa gazeta të tjera italiane, që kanë pasur lidhje me Wanda Nara-n, gruaja e shokut të skuadrës Mauro Icardi”.

“Nuk ka pasur asnjë marrëdhënie, apo ndonjë gjë tjetër, mes Brozovic dhe zonjës Nara”, lexohet në komunikatën e avokatit të mesfushorit zikaltër, Danilo Buongiorno. “Brozovic kërkon të kuptojë cilët janë përgjegjësit që kanë vënë në dyshim korrektësinë e tij morale dhe profesionale dhe ka ndërmend të ‘bëjë një denoncim”.

Më shumë nga Seria A