Futboll

U transferua te Chelsea në huazim, por Kovacic i thotë lamtumirë Real Madrid

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic u transferua nga Real Madrid drejt Chelseas në një marrëveshje huazimi, por mesazhi më i fundit i nënkampionit të Botës me Kroacinë, tingëllon dhe ka shijen e një lamtumire ndaj “Los Blancos”. Ish-futbollisti i Inter, publikoi një mesazh falenderimi për tifozët të cilët e kanë mbështetur gjatë viteve të kaluara në “Santiago Bernabeu”.

Në të vërtetë, mesazhi i kroatit zbulon më shumë një ndjesi lamtumire përfundimtare, se sa të një “mirëupafshim” huazimi. “Pas tre vitesh plot me tituj, vendosa të ndryshoj. Ndonëse rrugët tona tashmë janë ndarë, unë dua të falenderoj të gjithë familjen e Real Madrid dhe të gjithë tifozët që ishin një pjesë e shkëlqyer e jetës time, të cilën nuk do ta harroj kurrë”, citon mesazhi i Kovacic.

Më shumë nga Futboll