Kampionatet në Europë

U tregoi gishtin e mesit tifozëve, ja vendimi i UEFA-s për Higuain

Gonzalo Higuain do të shpëtojë pa dënim për gjestin (i tregoi gishtin e mesit tifozërisë katalanase) që bëri në “Camp Nou”. Sulmuesi i Juventusit u zëvendësua në minutën e 87-të, në ndeshjen e së martës së kaluar, dhe mori një oshëtimë me zë të lartë të tifozëve. Përpara se të ulej në stol, ai u kushtoi një “përshëndetje” të pranishmëve në shkallët e stadiumit, çka u kap nga kamerat televizive. Megjithatë, sipas burimeve të UEFA-s, Higuain nuk do të ndëshkohet për veprimin e tij, pasi as gjyqtari i ndeshjes, slloveni Damir Skomina, dhe as delegati i UEFA-s, nuk e kanë raportuar incidentin.

Në të vërtetë, i njëjti Juventus ishte i shqetësuar për të kërkuar në UEFA-n nëse kishte ndonjë ankesë kundër Higuain nga katalanasit dhe “Zonja e Vjetër” ishte e qetë për të konfirmuar se diçka e tillë nuk ekzistonte. Për pasojë, edhe nëse Barça nuk është ankuar në Komitetin e Kontrollit të Disiplinës së UEFA-s, Higuain nuk do të marrë asnjë ndëshkim për veprimin e tij të dënueshëm kundër tifozëve të Barcelonës.

Më shumë nga Kampionatet në Europë